Shefja e deputetëve katalunjas në Kuvendin e Spanjës, Miriam Nogueras, deklaroi se njohja e Kosovës nga Spanja mbetet një prioritet, pavarësisht se nisma e tyre jo-ligjore nuk mori votat e mjaftueshme në Parlamentin spanjoll. Nogueras theksoi se shumica e partive spanjolle kanë ruajtur qëndrimin e tyre refuzues ndaj njohjes së Kosovës, por partia e saj, “Bashkë për Katalunjën”, nuk do të ndalet së negociuari për këtë çështje. Zonja Miriam Nogueras nënvizoi se njohja e Kosovës është një prioritet për partinë e saj dhe se do të vazhdojnë përpjekjet deri në arritjen e këtij qëllimi. Kërkesa e partisë katalunjase për njohjen e Kosovës erdhi pas vendimit të fundit të Spanjës për të njohur pavarësinë e Palestinës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …