Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitares. Në ditën e parë të këtij muaji, ajo kishte treguar se ka marrë ftesë nga Specialja, pa treguar se në çfarë cilësie është thirrur, e duke shprehur shqetësimin e saj për ftesat e kësaj gjykate për ish-ushtarët e UÇK-së. Kishte treguar se është kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe është njoftuar se ftesën do ta marrë edhe zyrtarisht për t’u intervistuar gjatë muajt shtator. Kadrijaj ka thënë se nuk është aspak e mërzitur për pasojat ligjore, sepse sipas saj, lufta e ushtrisë ka qenë e pastër si loti dhe kjo do të dëshmohet përsëri. Por jam e shqetësuar për ftesat e njëpasnjëshme të kësaj Gjykate, të cilat për bazë kanë vetëm pretendimet politike të Serbisë dhe ta merr mendja që po kanë edhe pasoja politike, për Kosovën, e cila më në fund ka filluar të flasë me zërin e vet”, kishte thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …