Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, ka reaguar ashpër kundër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për kritikat e saj drejtuar opozitës lidhur me kërkesat për dorëheqje dhe hetim të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Daorsa Kica ka ngritur pyetje serioze në lidhje me arratisjen e Milan Radojçiçit në Serbi pas sulmit terrorist në Banjskë. Ajo pyeti, ministren, si i erdhi puna Radojçiçit që të arratiset në Serbi nën sovranitetin’ absolut tuajin? Pse i krijuat korridor që ai të ikë pas sulmit terrorist në Banjskë? Ajo gjithashtu kërkoi sqarime për komunikimin e Kusari-Lilës me Radojçiçin dhe kritikoi qeverinë për “dështimin e madh” në Këshillin e Evropës. Ministrja Haxhiu nuk ka asgjë të vërtetë për të thënë, ajo duhet të ndjekë shembullin e shefes së grupit të VV-së dhe të mos flasë fare, ka nënvizuar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica.
