Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për qasjen e saj ndaj shumë skandaleve

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, për qasjen e saj ndaj skandaleve që kanë dalë në pah, duke e cilësuar këtë si një strategji të dobët. Ajo shprehu shqetësimin se Vetëvendosja po përpiqet t’i etiketojë këto skandale si shpifje, duke e quajtur këtë një përpjekje për të mashtruar qytetarët. Ajo i përmendi disa nga skandalet e kësaj qeverie, duke theksuar se është absurde të besohet se çdo zbulesë negative për ta është një shpifje. “Çfarë strategjie e dobët  t’i bindë qytetarët që çka do që zbulohet për ta tani e tutje, qenka shpifje. Edhe nëse zihen duke vjedhur – qenka shpifje. Nëse zihen duke u koordinuar me Listën Serbe, qenka  shpifje. Nëse zihen me tendera milionësh, prap qenka  shpifje,” përfundoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Përgjegjësia e qeverisë për FSK-në, nuk është vetëm politike, por edhe penale e kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndihet i shqetësuar për gjendjen e …