Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, shprehu shqetësimin e saj për alokimet buxhetore të Qeverisë Kurti, duke theksuar se në vitin 2023 u shpenzuan 51 milionë euro për barna dhe furnizime mjekësore, ndërsa shpenzimet për karburant arritën 31 milionë euro. Ajo tha se e kishte tronditur raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, i cili zbulonte këto shifra, duke spikatur kontrastin e madh mes shpenzimeve për sektorin e shëndetësisë dhe atyre për karburante. Ky është kujdesi që qeveria Kurti e jep për qytetarët e Republikës së Kosovës,” tha ajo, duke kujtuar gjithashtu premtimin e qeverisë për të reduktuar përdorimin e makinave zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …