Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se pa u bërë ende 10 ditë, blloku A5 ka dalë prapë jashtë funksionit. “Pa u bë ende 10 ditë, blloku A5 del prapë jashtë funksionit. Thoshin se do të ndalet ”gjakderdhja financiare”, këta duan me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike. Ministrja e pat cilësuar dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë, se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qëndrueshmëri duhet punë konsistente – don me ju shkua mandati pa e kuptua këtë gjë”, ka shkruar Bajrami. Megjithatë, zyrtarë nga Korporata Energjetike e Kosovës, nuk kanë qenë të qasshëm për të verifikuar këtë njoftim të deputetes Bajrami. Ndërsa, këshilltarja për media e ministres së Ekonomisë, Edita Pozhegu ka thënë për KosovaPress se nuk e ka një informacion të tillë, mirëpo ka kërkuar nga media që të kontaktohet ndërmarrja publike, në këtë rast KEK-u. Më 7 maj të këtij muaji ministrja Artane Rizvanolli kishte njoftuar se është rikthyer në operim njësia A5 e termocentralit “Kosova A”. Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”, kishte njoftuar Rizvanolli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …