Deputjetja e LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka guximin që t’i publikojë listat e subvencionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami,  ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka guximin që t’i publikojë listat e subvencionit. Ajo duke replikuar në seancën e Kuvendit,  me ministrin e Financave, Hekuran Murati ka pyetur se pse nuk po funksionalizohet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit, pasi dihet mirëfilli se mos funksionalizimi i këtyre institucioneve po shkakton dëme të mëdha financiare. “Nuk ka si t’i akuzojmë tregtarët, kur Qeveria e juaj ka 51 për qind të votave ende nuk ka arritur ta funksionalizoj Agjencinë e Konkurrencës. Sikur të ishte funksional, ky autoritet mund t’i ndalonte të gjitha manipulimet e mundshme”. Ish-ministrja e Financave ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar. Ti ministër Hekuran Murati  që një vit, përveç që e ke publikuar listën e  bizneseve të mbështetura në kundër të pandemisë  nga Qeveria Hoti, për asgjë tjetër nuk mbahesh mend. Nuk i tregove asnjë qytetari se kujt ia ke subvencionuar energjinë elektrike, duke përfshirë pikat e karburantit, duke përfshirë sektorin bankar dhe të tjerët. Nuk po keni guxim asgjë të publikoni saktësoi  deputetja  e LDK-së, Hykmete  Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …