leoni

Deputjetja e LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që Qeveria të japë dorëheqje nëse deri të martën nuk nis mësimi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se deri ditën e martë, ose duhet të fillojë mësimi, ose Qeveria e Ramush Haradinajt duhet të japë dorëheqje. “Nesër arsimi po hyn ne javën e tretë të grevës, ju se bashku me zëvendësit, 22 ministrat dhe 80 zëvendësministrat duheni urgjent me u taku me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjatë derisa të arrini marrëveshjen për fillim të mësimit”. “Të martën duhet me fillu mësimi ose Qeveria duhet me dhanë dorëheqje, pasi që as detyrat e shtëpisë s’po arrini me i kry”, ka shkruar Bajrami. Reagimi i sajë vjen pasi nesër greva në arsim hyn në javën e tretë, për më tepër SBASHK-u përmes një njoftimi gjatë ditës së sotme ka përsëritur se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …