Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në trevjetorin e fitores së koalicionit Vetëvendosje dhe Lista Guxo, ka renditur dështimet e qeverisë Kurti dhe premtimet e pa përmbushura nga pushtetit. Ajo ka thënë se gjatë tri viteve të qeverisë Kurti është duke u vënë në pikëpyetje partneriteti i Kosovës me Amerikën si dhe sanksionet nga Bashkimit Evropian. Kurti e ka pranuar “Zajednicën” dhe pushteti i tij e ka shkelur shtatë herë Kushtetutën. Ndër të tjera, ajo ka renditur mospërmbushjen e premtimeve si ndërtimin e çerdheve, banesave për çiftet e reja, mungesën e projekteve infrastrukturore, korrupsionin, në rastin e Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryejë punën e vet flet për korrupsion. Për më tepër e thotë raporti i fundit për vendin i Komisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro”, ka shkruar, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …