Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë, të miratuara nga qeveria aktuale. Ajo ka paralajmëruar se nga janari 2025, bizneseve do t’ju dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë. Ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe përfshin tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët. “Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tonë,” theksoi ajo. Bajrami premtoi se nëse LDK fiton në zgjedhjet e ardhshme, do të rishikohet ligji për Tatimin në Pronë, në mënyrë që qytetarët të mos paguajnë një normë të dyfishtë progresive të tatimit. “Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të rikthejë praktikën e mëparshme, ku tatimi në pronë bazohet në vlerën e tregut të pronës. Ata që kanë prona me vlerë më të madhe do të paguajnë më shumë, ndërsa ata me prona më të ulëta do të paguajnë më pak,” shtoi ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …