Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se realiteti është më i zëshëm sesa propaganda e Qeverisë dhe e Vetëvendosjes

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një analizë autoriale ka shkruar se gjatë fundjavës së shkuar kujdestarë për propagandë ishin Albin Kurti, Hekuran Murati dhe Armend Muja. ALBIN KURTI, para se ta përmend fjalën EKONOMI duhet të iu tregojë qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekretë. Ai duhet të na njoftojë se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK të  intervistohet qoftë edhe në cilësinë e dëshmitares, një zyrtare e lartë e partisë, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet dëshmuar partia këtu? Edhe e në cilësinë e dëshmitarëve do të ishte deri diku e arsyeshme të merren në pyetje këshilltarët e Nagip Krasniqit, ata që punojnë në KEK, se mbase e kanë udhëzuar gabimisht.  Duhet të intervistohen  ata që punojnë në divizion të prokurimit, njësia e kërkesës, zyra ligjore apo cilido punëtor i KEK-ut.  Përveç kur prokurimi i 273 milionë euro të tenderëve sekret gatuhet në zyret e Vetëvendosjes, aty ku Dejona është zyrtarja më e lartë, siç tha Glauku, ajo i koordinon politikat profesionale të partisë. Albini, qytetarëve ju ke borxh këtë shpjegim, mandej flasim për ekonomi, sepse janë dy gjana që po e gërryejnë ekonominë tonë: korrupsioni dhe inflacioni,  ka shkruar mes tjerash, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: PDK-la do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit dhe qytetarët do ta ndëshkojnë qeverisjen e Kurtit

 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, shprehu besimin se PDK do t’i fitojë …