Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës. Këtë kërkesë ajo ia ka parashtruar ministrit Vitia duke iu referuar deklaratave të tij se vaksinat e porositura nga Pffizer do të vijnë gjatë javës së ardhshme. Në këtë kontekst, ajo ka përmendur njoftimin e ministrisë ku thuhej se vaksinimi masiv do të fillojë nga 15 qershori, mirëpo që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje ajo e ka quajtur të pamoralshme dhe të ulët faktin që sipas saj qytetarët po manipulohen për çështje kaq të ndjeshme.
