Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me ndalesën për të marrë pjesë në një takim në Serbi

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani,  në reagimin e saj kundër ndalimit për të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Intergrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, z. Nenad Çanak, ka deklaruar se  sot në ditën e Evropës, Serbia tregon fytyrën e vërtetë anti-evropiane.  Sot, edhe zyrtarisht jam  njoftuar përmes një shkrese me gjuhë aspak diplomatike dhe zyrtare, për vendimin e Kuvendit të Serbisë, për të tërhequr ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Intergrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, z. Nenad Canak. Shteti i Serbisë, përmes këtij vendimi, tregoi se sa shumë ndikohet nga shovinistët dhe kriminelët e luftës si Vojislav Sheshelj. Ishin pikërisht provokimet e këtij të fundit, të cilat sollën destabilizim të raporteve edhe me shtetin e Kroacisë javët e fundit. Megjithatë, në krejt këtë situatë, është për t’u përshendetur vullneti i mirë i Kryetarit të Komisionit z. Çanak dhe për të qenë të denjë për ta kremtuar 9 majin, Ditën e Evropës, politikanët në Serbi duhet ta ndjekin shembullin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …