Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është liruar nga QKUK-ja, ka bërë të ditur Tinka Kurti nga Vetëvendosje. Ajo ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK që nga e premtja, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga Policia në Kuvendin e Kosovës, me rastin e ndërhyrje për të arrestuar deputetët e opozitës. “Albulena Haxhiu është liruar nga QKUK-ja me rekomandim të mjekut, dhe është duke vazhduar trajtimin e saj në shtëpi. Tani ajo vazhdon arrestin e saj shtëpiak prej 30 ditësh. Ajo vazhdon të jetë regjim shtrati dhe ndjekjen e terapisë sipas udhëzimeve të mjekut”, ka thënë Kurti. Ajo është në mesin e deputetëve të opozitës nën masën policore, arrest shtëpiak për 30 ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …