Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka refuzuar një dhuratë për fund-vit nga kryeministri. Albin Kurti. Në një video të publikuar, deputetja Ganimete Musliu ka thënë se Kurti e ka shndërruar rolin e kryeministrit në babadimër. Ajo ka akuzuar Kurtin se i ka lënë pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Albin Kurti për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe u përpoq të poshtërojë e denigrojë deputetet, tani paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na ndajë dhurata për Ve Ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa proteza invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuratën, ka shkruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …