Deputetja e PD-së, Sorina Koti ka zbardhur mesazhet e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila dha gjate takimit në Kryesinë e Kuvendit, ku të pranishëm ishin deputetë të Komisionit të Ekonomisë. Sipas Kotit, Kim ka deklaruar ndër të tjera se “personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg”. Po ajo tha se diplomatja e lartë është shprehur se reformat duhet të jenë më të thella dhe më agresive. Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg. Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë. Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …