Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të kërkoj falje. “Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra! E mbi të gjitha borxh e ke me i kërkuar falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet! Heret a vonë, gjynahet të zënë!” ka shkruar në adresën e saj elektronike, Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …