Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur zhgënjimin për mos-anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se dështimi erdhi si pasojë e mungesës së koordinimit me aleatët ndërkombëtarë dhe moszbatimit të asociacionit. Ndonëse u arrit mbështetja e 82% të votave për anëtarësim, Kosova nuk u përfshi në agjendën e Komitetit të Ministrave për shkak të përçarjeve dhe mungesës së komunikimit mes qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Atmosfera në Asamblenë Parlamentare, ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës, deri në momentin kur qeveria jonë dhe aleatët patën përçarje të thella. Ne si delegacion kemi lobuar për interesin kombëtar mbi atë partiak, por mungesa e koordinimit me aleatët dhe moszbatimi i asociacionit u bënë pengesa kryesore. Ariana Musliu-Shoshi kritikoi pranimin e asociacionit nga kryeministri Albin Kurti në marrëveshjen e Ohrit, duke e cilësuar atë si një formë autonomie për serbët në Kosovë, të papranueshme për funksionimin e shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Marko Prelec: Është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në çështjet e përditshme
Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka vlerësuar se është e …