Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi konsideron se mërgata e ka braktisur kryeministrin Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi konsideron se mërgata e ka braktisur kryeministrin Albin Kurti. Sipas saj kjo konferencë u organizua në këtë kohë e jo verës sepse mërgata është e zhgënjyer me Qeverinë Kurti. “Diaspora të braktisi Albin! “Diaspora Flet” ishte titulli i konferencës që Germin e organizoi për 3 ditë. U përfol se do të jetë konferenca më e madhe e diasporës shqiptare. Ndërsa pas kësaj konference, heshtje. A thua pse? Sepse diaspora vërtetë foli! Ajo diasporë që me shumicë i votoi për t’i sjellë në krye të institucioneve, ka parë paaftësinë e kësaj klase qeverisëse e janë dëshpëruar totalisht. Prandaj edhe  u organizua tani e jo gjatë verës kur mërgimtarët vijnë në Kosovë. Diasporës, kjo klasë qeverisëse, ia ka vështirësuar lidhjet me Kosovën, ia ka ka pamundësuar edhe shërbimet bazike, si pajisja me pasaporta për shkak të paaftësisë së tyre për të siguruar material për dokumente të identifikimit, ndërkaq ligjin e shumëpërfolur për diasporë akoma nuk e kanë sjellë në Kuvend. Në dy vite kjo klasë qeverisëse e ka mbytur edhe atë pak shpresë që qytetarët e këtij vendi kanë pasur, e tash një nga një, të gjithë po i braktisin, ka shkruar  deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …