Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi kritikon Qeverinë-Kurti për trajtimin jo të duhur të Mërgatës

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës. Qeveria e sheh diasporën vetëm si votë,  dhe nuk u ka ofruar as shërbimet bazë. Kjo qeveri edhe diasporën provon ta manipulojë, por në fakt as shërbime bazë nuk ju ka ofruar, përkundrazi! Mërgimtarët tanë është dashur të presin me muaj të tërë për dokumente udhëtimi,” tha deputetja Ariana Musliu-Shoshi. Ajo shtoi se mungesa e prodhimit të pasaportave ka penguar shumë mërgimtarë të vizitojnë Kosovën edhe për raste emergjente familjare. Kjo situatë ka zbehur arsyen dhe dëshirën e diasporës për të vizituar vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …