Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi nuk pret përparim në dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht intensifikimit të procesit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, nuk pret që të ketë përparim në dialog, pavarësisht intensifikimit të procesit në nivel të kryenegociatorëve. Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit është shumë larg, ani pse palët kanë pasur kohë deri më 18 korrik të dërgojnë komente për planin e propozuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Deputetja  i konsideron të parëndësishme kushtet e kryeministrit Albin Kurti në dialog të paraqitura javë më parë në Bruksel, derisa akuzon edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla se ka dështuar në diplomaci. Është një fatkeqësi që ne si shtet luajmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, besimin e tyre duke shfrytëzuar dialogun. Dialogu duhet të ishte tema kryesore që e shfrytëzojmë për të mirën e vendit dhe njëkohësisht duke arrit të fitojmë besimin e akterëve ndërkombëtarë dhe të ecim përpara drejt integrimit evropian”, thotë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. (Kosovapres)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …