Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili iu ka kërkuar kolegëve të saj deputetë nga LDK-ja që të mbështesin projektligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19. Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për menaxhimin e situatës me virusin korona, Ismaili tha se Kosova është bllokuar si pasojë e lojës ndërmjet partive politike. Krahas kësaj, deputetja e PDK-së shprehu pakënaqësi ndaj Qeverisë Hoti për menaxhimin e pandemisë Covid-19. “Dështimin e qeverisë dhe papërgjegjësinë e tyre nuk mund të anashkalojmë tërësisht. Kjo papërgjegjësi duhet të rikthehet në veprime konkrete. Miratimi i çdo ndihme me theks të veçantë në rolin parlamentar është veprim parësore, qoftë si shtytje, qoftë si votim. Prioritet duhet të kenë zonat e prekura specifikisht zonat e varfra. E fatkeqësisht këtu bën pjesë qyteti i Mitrovicës si njëri ndër qytetet më të varfra. Covid-19 thellon ndasinë shoqërore dhe vë barriera ndaj qytetarëve të varfër që izolohen shumë”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …