Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka shkruar se Kosova nuk e ka asnjë arsye të vetme që të festojë Ditën e Evropës. Deliu madje e konsideron krejtësisht paradoksale të festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e që Kosova është shtet i cili as nuk e ka statusin e kandidatit në BE. Ajo tha se ligji për festat zyrtare duhet të trajtohet dhe të largohet 9 maji si festë zyrtare. “Pse duhet me festu sot?! Nuk ka as edhe një arsye të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës, madje është krejt paradoskale te festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet e anëtare të Bashkimit Evropian e jo më Kosova, shtet i cili nuk e ka as statusin e kandidatit në BE. Ligji për festat zyrtare duhet te trajtohet dhe te largohet 9 maji si festë zyrtare. Nuk bëhemi më proevropian nëse sot festojmë përkundrazi duhet të punohet shumë më shumë për tu afru me shtete të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …