Deputetja e PDK- së, Eliza Hoxha, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, sidomos sot kur shënohet Dita e Kushtetutës, e cila u shkel sa e sa herë nga kjo qeveri. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Ministrja Arbërie Nagavci shkeli Kushtetutën, ajo nuk duhet të jetë më në këtë pozitë. Ajo udhëheqë sektorin që jo vetëm që edukon brezat në rrafshin akademik, por i edukon ata edhe në aspektin moral. Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me kushtetutë duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj. Ndërkohë që në qeverinë Kurti disa herë është shkelur Kushtetuta e Kosovës ja ku e kemi sot edhe me një moment të tillë, kur Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë ish-Kryetarit të Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati i cili ishte në të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore sa i përket kompetencave dhe vendimmarrjes në nivelin e arsimit të ulët në procesin e reformës. Tani konstatua që Ministrja e Arsimit znj. Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Dhe të mos harrojmë që Ministres së Arsimit para pak ditësh i’u ngrit edhe një aktakuzë për armëmbajtje pa leje. Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me kushtetutë, duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj, thotë deputetja, Eliza Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …