Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka thënë se është vetë Vetëvendosja, ajo që është e shitur tek oligarkët. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të Vetëvendosjes, Zejnullahu ka thënë se ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e kanë shitur tek oligarkët. Historia do ta dëshmojë që jo për 20 vjet, por edhe 200 vjet nuk do të mbaheni mend për asgjë”, ka thënë ajo gjatë diskutimit të Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave. “Me mos votimin e këtij projektligji do të humbin qytetarët”, ka thënë deputetja Floretë Zejnullahu.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …