Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka hedhur ujë në fytyrë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të tij në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Ajo edhe e ka ofenduar me fjalë pasi Peci e ka akuzuar pa fakte duke iu drejtua se ajo vetë është pjesa e krimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka një mbështetje politike. Deputetja Ganimete Musliu në kundërpërgjigje e ka quajtur “rrugaç. Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjuajtur në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin, ka shtuar ai pasi ishte ndërprerë mbledhja.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …