Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është kërcënuar edhe me prerje koke dhe të gjitha rastet i ka denoncuar në polici

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është kërcënuar edhe me prerje koke dhe të gjitha rastet i ka denoncuar në polici. Musliu ka treguar se policia i ka ofruar mbrojtje të afërt, por ajo nuk ka pranuar edhe pse kërcënimet që ka marrë kanë qenë shumë serioze.  “Policia më ka ofruar edhe kujdes dhe mbështetje por nuk kam pranuar që të marrë truproja dhe të dal sepse ditën që unë do të marrë truproja s’jetoj në Kosovë. S’i kam borxh askujt, përveç zotit. Prandaj s’kam frikë të dal dhe të ecë vetëm. Është derdhur gjak për të folur dhe për të lëvizur lirshëm në Kosovë. Ajo kritikoi pozitën se nuk reagoi në situata të tilla. Ministrja e Drejtësisë, nuk reagon Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk reagon kryetarja e grupit parlamentar të grave deputete, nuk reagon kryeministri i vendit, nuk reagon ministrja e Arsimit, ndërsa pas një jave një kolege e imja deputete, Eliza Hoxha,  në mungesë të sukseseve të një vjetorit të presidentes, “mund të them se presidentja po duket bukur” dhe të gjitha këto që i përmenda çohen dhe reagojnë kundër një komplimenti që e merr nga një deputete e opozitës. Çka i thuhet kësaj”, pyet Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …