Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancat e Kuvendit. Musliu, ka thënë se mos kalimi i ligjeve në Kuvend është faj i mazhorancës. Ajo thotë se qytetari ua ka dhënë mandatin për të qeverisur e ajo për të qëndruar jashtë nëpër kafiteri në kohën kur mbahen seancat. “Një mazhoranc e cila për një vit rresht në çdo paraqitje të tyre qoftë në parlament apo televizion, konferenca shtypi çdo herë na kanë mbajt nën hundë 14 shkurtin dhe 50.01 % referendumin siç thoshin ata, mos ta rrinë ti kalojnë ligjet me shumicë parlamentare kjo nuk do koment dhe faji këtu është direkt i mazhorancës, s’ka të bëjë opozita sepse në fund të ditës qytetari ia ka dhënë atyre mandatin për të qeverisur e jo për të qëndruar jashtë nëpër kafiteri e nëpër vende tjera në kohën kur mbahen seancat”, tha Musliu. Ajo thotë se është ithtare që asnjë ligj mos të mbështetet në mungesë të kuorumit kur mazhoranca nuk brengoset aspak.
