Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar eskortën e kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka publikuar një video, në mbishkrimin e së cilës shkruan “Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus”. Postimi i deputetes, Ganimete Musliu ka marrë qindra komente, teksa disa nga komentuesit në postimin e Musliut kanë kujtuar deklaratën e Kurtit, i cili më 2013 thoshte “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”.
