Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar heshtjen e institucioneve ndaj sjelljeve raciste të Gjykatës Speciale

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër kundër veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale, e cila ndaloi Jakup Krasniqin të bartte një kollare me shqiponjë. Ajo akuzoi Gjykatën e themeluar në Kuvendin e Kosovës për pengimin e identitetit shqiptar dhe e quajti këtë sjellje raciste. “Se kjo gjykatë është politike dihet botërisht, por heshtja e institucioneve tona ndaj këtyre sjelljeve raciste është e papranueshme.  Kjo gjykatë, ndonëse themeluar me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, po shkel të drejtat dhe krenarinë e shqiptarëve, ndërsa institucionet e vendit, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë, po qëndrojnë pasive. Çfarë mund të presim nga një qeveri dhe një pjesë e opozitës që deponuan dosje në favor të themelimit të kësaj gjykate pyet deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e …