Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se ka ngritur padi kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas përplasjes që kanë pasur në një komision qeveritar. Unë sapo ngrita një padi kundër ministrit, Peci, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai do të përballet me mua në gjyq për shpifjet e tij të ulëta me qëllim të dëmtimit të reputacionit tim publik si dhe dëmtimit të imazhit tim si deputete e Kuvendit të Kosovës. Fakti se unë do ta ushtroj detyrën time si deputete e përgjegjshme me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve në këtë rast të bujqve dhe fermerëve të cilët z. Peci i ka gënjyer dhe mashtruar atij i ka penguar adresimi i çështjes, që unë e kam ngritur dhe në mungesë të argumenteve ai degradon me akuza të ulëta ndaj meje si deputete dhe ndaj PDK-së. Sidoqoftë për shpifjet e tij siç e keni parë në komision ai do të jap llogari në gjyq dhe unë nuk do të lejoj në asnjë formë që ai t’i shpëtojë dënimit të merituar. Deputetja Musliu ka thënë para gazetarëve se nëse ka drejtësi gjykata do të vendosë në favor të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …