leoni

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar kundër deklaratës së papërgjegjshme të ministres, Albulena Haxhiu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se prokuroria nuk fton për intervistë Ramush Haradinajn për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë. Musliu e cilësoi këtë deklaratë si të papranueshme dhe fyese, veçanërisht duke marrë parasysh kontributin e Haradinajt, familjes së tij  dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së për lirinë e Kosovës. Është e turpshme në çdo nivel. A turpërohet ajo grua nëse atë intervistë e ka dëgjuar nëna e Ramush Haradinajt? Në Ditën e Veteranëve del me një deklaratë skandaloze. S’ka ndodhë askund me të linçohen e fyhen deri në këtë masë ata që ia kanë sjellë lirinë këtij vendi,  tha Musliu. Deputetja e PDK-së, u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se fuqia e pushtetit më 9 shkurt është në duart e tyre dhe nuk duhet të dorëzohet në “duar të pasigurta”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me përkeqësimin e situatës së sigurisë

Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me …