Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka reaguar pas shtrenjtimit të vajit në Kosovë. Ajo ka thënë se rritja enorme e çmimit të vajit është krim, i cili është duke ndodhur me lejen e Qeverisë Kurti. Ajo ka pyetur me këtë rast se a ka Kosova inspektorë për ta ndalë abuzimin e rritjes se çmimeve të cilat po shtrenjtohen për ditë. 4 euro vaji, kjo nuk ka të bëjë me krizën as me mungesën. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaquar me situatën në teren. A ka inspektor ky vend qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar mes tjerash deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
