leoni

Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot në Kuvend foli për shtrenjtimin e rrymës, i cili nuk vlen për qytetarët serbë në Veri

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot në Kuvend foli  për shtrenjtimin e rrymës duke theksuar se ky vendim nuk i prekë qytetarët në Veri. Ajo kritikoi Qeverinë, që i ka lënë pas dore kategoritë e dala nga lufta, prandaj kërkoi nga ZRRE-ja  të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës, kategoritë e dala nga lufta.  Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15%. Rritja tarifore do të jetë për të gjitha kategoritë. Shtrenjtimi i rrymës në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me luftën e tyre për rezistencë është i papranueshëm dhe i papërballueshëm për qytetarët e vendit. Shtrenjtimi nuk i prek qytetarët në Veri të Mitrovicës që vazhdojnë të jenë të privilegjuar nga kjo qeveri e vendit tonë. Me këtë vendim shkelen të drejtat e qytetarëve të Mitrovicës Jugore, tha deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …