Hadergjonaj: Izolimi dhe kufizimet anti kushtetuese nga qeveria po rezultojnë edhe të kota përderisa numri i të infektuarve po rritet

Deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj: Do ta përkrahim rishikimin e buxhetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadergjonaj, duke folur për rishikimin e buxhetit në Kuvend, ka theksuar se janë bërë ndryshime të domosdoshme për të pasur një buxhet në mënyrë reale. Ajo ka thënë se si grup parlamentar i PDK-së i vlerësojnë përmirësimet që janë bërë në rishikimin e buxhetit, raporton “Epoka e re”. “Vërejmë se nuk ka ndryshim tek të hyrat dhe ka një performancë pozitive të hyrave qoftë në Doganë dhe në ATK. Me këtë rishikim të buxhetit është ulur disbalanca dhe deficiti buxhetor, pra është sipas rregullave fiskale. Ne si grup parlamentar e përkrahim rishikimin e buxhetit. Grupi parlamentar i PDK-së do të japë kontributin maksimal edhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa në mënyrë që buxheti të jetë në përputhje me mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Hadergjonaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Vetëvendosja nuk i ka numrat e nevojshëm për votimin e kryekuvendarit të ri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se partia Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm …