Deputetja e PDK-së solidarizohet me Donika Kadaj-Bujupin

Deputetja e PDK-së, Blerta
Deliu-Kodra i ka dalë në mbrojtje koleges së saj deputete, Donika Kadaj-Bujupi,
që po mbahet në paraburgim. Në një postim të afishuar në llogarinë e saj në
Facebook, deputetja e PDK-së ka shprehur solidaritet me familjen e deputetes
opozitare. “
Si nënë,
si motër, si grua ndaj shqetësimin e familjes së saj, jam pranë tyre në këto
momente të vështira për prindërit, bashkëshortin, fëmijët e saj dhe lutem qe
mungesa e Donikës të jetë sa më e shkurtër dhe e lehtë për ta. Si kryetare e
Grupit të Grave Deputete theksoj që jam dyfish e obliguar për të mbështetur nga
ana njerëzore Donikën dhe familjen e saj ne këtë dramë që ata po kalojnë”,
thuhet në shkrimin e deputetes, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …