Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka denoncuar sot për kërcënim Prindon Sadriun, bashkëshort i kryetares së Kosovës, Vjosa Osmani. Para deputetëve, ajo ka treguar se bashkëshorti i kryetares e ka kërcënuar vetëm pse në seancën e kaluar ka folur në Kuvend për të hyrat prej mbi 70 mijë euro që familja presidenciale merr nga buxheti i Kosovës dhe për blerjen e shtëpisë në lagjen më luksoze të Prishtinës Marigona Hill. Zejnullahu ka ftuar mediat që ta verifikojnë pasurinë e familjes presidenciale në Agjencinë Kundër Korrupsionit për ta parë a është ashtu siç e ka denoncuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …