leoni

Deputetja e Turqisë, Seda Gören Bölük e mbështet me gjithë zemër, raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja e Turqisë, Seda Gören Bölük e mbështet me gjithë zemër, raportin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Seda Gören Bölük, mbështeti fuqishëm  anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe me këtë rast ka treguar se është me prejardhje nga Kosova. Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa. Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill. Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, saktësoi  mes tjerash, deputetja nga Turqia,  Seda Gören Bölük.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …