Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen partia që ai e drejton të ketë bashkëpunim ose koalicion para apo pas zgjedhor me AAK-në, Nismën, AKR-në ose Alternativën. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë për kryetarin e PSD-së se si mund të thuash se je në opozitë teksa po e mendon koalicionin parazgjedhor me plotë tri parti. “Si mund të thuash se je në opozitë teksa po e mendon koalicionin parazgjedhor me tri parti që janë në qeveri përfshirë këtu partinë e kryeministrit?! Deklaratat e Shpend Ahmetit janë hajgare. Më tej ajo shtoi “Ja çka paska deklaruar dje: ”Nuk e mshefim që kemi pasur një komunikim më të mirë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës edhe me Nismën edhe me Aleancën Kosova e Re . Me Alternativën jemi në diskutime të vazhdueshme, unë mendoj që këto opsione janë në tavolinë. Pra, një lloj bashkëpunimi me këto subjekte po e them ose parazgjedhor ose pas zgjedhor, varësisht prej interesave të subjektit tonë”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …