Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ajo, si iniciuese e interpelancës për kryeministrin rreth korrupsionit në institucione dhe zyrtarët e lartë të Kosovës, theksoi se kreu i ekzekutivit nuk mund të ndalë presionet mbi institucionet e drejtësisë. “Presioni që bëtë mbi Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vendimit për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë publik, përfshirë edhe pagën tënde kryeministër, vendosjen e Nijazi Thaçit në krye të KEK-ut, mos shkarkimin e ministrave, Besim Beqaj dhe Pal Lekaj që kanë aktakuzë të ngritur, e sidomos vendimin që morët për t’ia paguar Bechtelit 53 euro pa kërkuar fare përgjegjësi. Përderisa nuk kemi barna esenciale dhe shumë qytetarë po jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kemi as çerdhe të mjaftueshme për fëmijët e këtij vendi. Nëse nuk mund ta frenosh vetën dhe këtë Qeveri nga ndërhyrjet dhe çështjet që ju përkasin institucioneve të drejtësisë, vendimin me të mirë që mund ta marrësh për këtë vend dhe qytetarët e këtij vendi, është të japësh dorëheqje kryeministër”, tha Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …