Driton Selmanaj, zëvendës-kryeministër i Kosovës është paraqitur sot në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës për personat me aftësi të kufizuara. Ani pse Vetëvendosje kishte thënë se pas komenteve të bëra ndaj deputetes Saranda Bogujevci, nuk do t’ia lejojë pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit. E ky veprim i Selmanajt ka shkaktuar nervozizëm dhe reagim pikërisht të Saranda Bogujevcit. Ajo e anë të një postimi në rrjetin social e ka quajtur të pafytyrë Selmanajn, duke thënë se ka shfrytëzuar seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta, për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.
Fjalët, mbase të papeshuara e të kumtuara me ngut të zëvendës-kryeministrit, Driton Selmanj, por shfrytëzohen për qëllime politike, duke bërë përpjekje për diskreditim nga një deputete e cila të kaluarën tragjike të familjes, nuk do të duhej ta përdorte për qëllime politike, sepse janë me mijëra familje shqiptarësh në Kosovë, që kanë përjetuar mbi kurriz barbarinë serbe dhe shumë të tjerë që ende nuk i dinë ku i kanë eshtrat e më të dashurve të tyre. Kjo luftë e pa kompromis e kundërshtarëve politikë në kohën në të cilën gjendet Kosova, vetëm sa thellon dhe përçarjen dhe ndasitë, kur do të duhej të ishim bashkë. (RKL)