Fatmire Kollçaku

Deputetja Fatmire Kollçaku, thotë se një ndër çështjet më urgjente në Kosovë është ndryshimi i Ligjit të Punës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se një ndër çështjet më urgjente në Kosovë është ndryshimi i Ligjit të Punës e në veçanti, monitorimi i punës. Ajo ka përmendur aksidentin e fundit në vendin e punës që ka ndodhur më 30 qershor e që ka rezultuar me fatalitet, përcjell arbresh.info. “Vdekja e një të mituri në vend të punës është tragjedi kombëtare. Tashmë një i ri ka humbur jetën dhe ne duhet të dimë se a do të jep dikush përgjegjësi. Prandaj, çështja më urgjente është ndryshimi i ligjit të punës e në veçanti për monitorimin e punës. Përgjegjësia kryesore është ministria e inspektorati të mbikëqyr zbatimin e punës. Ne ende nuk e kemi ligjin për sigurim shëndetësore dhe atë jetësor. Detyra e parë e punëdhënësit është që ai ta parashikoj rrezikun dhe t’i trajnoj punëtorët. Punëdhënësi duhet t’ia sigurojë të gjitha pajisjet në vendin e punës në mënyrë që siguria të jetë minimale. Kurse, detyra e inspektoratit është të mbikëqyr implementimin e punës”, ka thënë Kollçaku.

Sipas saj, sektori privat mbetet shkelësi më i madh i drejtave të punëtorëve. “Ne do të angazhohemi edhe përmes Kuvendit të Kosovës. Por ne mendojmë që duhet të angazhohemi që në mesin e shumë temave të bisedojmë edhe për tema siç është vdekja e punëtorëve në punë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …