Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, bën të ditur se minatorët e Trepçës tregon nuk kanë marrë pagat e tyre qe dy muaj. Ajo kritikoi ashpër qeverinë, duke theksuar se ndërsa krerët e shtetit ndodhen në Francë, minatorët po përballen me kushte të vështira dhe mungesë të të ardhurave. Ata krahas punës së përditshme në kushte shumë të vështira, me muaj të tërë po ballafaqohen edhe me mungesë të pagës mujore. Askush nuk flet për ta, askush nuk i mbron ata, askujt nuk i intereson vuajtja dhe djersa e tyre. Sa vlen mundi i minatorit? Sa vlen djersa e punëtorit? A ju intereson se a kanë bukë për familjet e tyre? ka pyetur në një postim të saj, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …