Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti, ka paraqitur raportimin në Komisionin që mbikëqyrë agjencinë. Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës. Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izvorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Pra, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm. Deputetja, Ganimete Musliu tha se tashmë duhet të jenë të gjithë së bashku, pozita dhe opozita pasi që në pyetje është siguria vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …