Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja, Ganimete Musliu ka vlerësuar se moskonstituimi i Kuvendit është krizë e qëllimshme e shkaktuar nga VV-ja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka tëerhqeur vërejtjen se nëse vazhdon kjo qasje e partisë Vetëndosje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Kosova do të futet në krizë institucionale. Ajo ka nënvizuar më tutje se fajtore për këtë krizë është Vetëvendosja. ”Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është një krizë e qëllimshme, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot më shumë se kurrë po dëshmon se e vendos interesin e saj politik mbi shtetin, mbi ligjin dhe mbi qytetarët. Pengesa për formimin e institucioneve nuk është më çështje teknike, është sabotim i pastër politik, një përpjekje arrogante për të kontrolluar gjithçka, edhe në dëm të demokracisë. Nëse kjo qasje vazhdon, Kosova do të futet në krizë institucionale dhe përgjegjësinë do ta mbajë vetëm Vetëvendosja” ka shkruar deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kuvendi vazhdon të tallet, jo vetëm me veten, por edhe me qytetarët

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka kritikuar mos efikasitetin e seancave të Kuvendit për …