Ganimete Musliu

Deputetja, Ganimete Musliu, tha se Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy viteve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh. Le të kujtojmë njëherë që rruga përmes së cilës Albin Kurti erdhi në pushtet, ishte rruga e refuzimit, e propagandës dhe e akuzave. Ishte rruga e cilësimit të politikbërjes së rruga e tradhtisë kombëtare, ishte rruga e demonstratave që u printe Albin Kurti e në të cilat u vranë qytetarë të këtij vendi, të cilët i besonin propagandës së tij. Ishte rruga e cila burgosi të rinj e të reja, rruga që ofendoi e plagosi policë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo, duke shtuar se Kurti dikur shtetin e Kosovës e shihte thjeshtë si një koloni funksionale. Për të folur për të gjithë përrallat e Albinit, duhet shumë kohë që sot nuk e kam në dispozicion, por nuk kam se si të mos e përmend perlën e Albinit, atë qershinë që ai e përpiu me gjithë bërthamë, shtetin e Kosovës, që dikur e shihte thjeshtë si një koloni funksionale që nuk e pranonte si realitet dhe nuk e respektonte asnjë nga simbolet e tij, ka thënë Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …