Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar se as Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin e Qeverisë Kurti. “Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro. Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendhsme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet”. Ja detajet minister”, ka shkruar deputetja, Hikmete Bajrami. Ajo ka përkujtuar se në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’. “Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …