Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajram ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga ky ngërq i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit është arritja e një marrëveshjeje politike. Ajo ka theksuar se subjekti politik që ajo i takon, nuk do të votojë as Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër. “Jam këtu për të shpehur shqetësimi që Vetëvendosje për herë të shtatë po pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ne nuk kemi vota për Haxhiun e as për ndonjë kandidat tjetër. Konstituimi bëhet me marrëveshje politike. Po e shohim se VV edhe pse nuk i ka votat po mundohet që t’i marrë të gjitha institucionet. Ne insistojmë që duhet marrëveshje politike për t’i bërë 61 vota për kryetar të Kuvendit” ka theksuar deputetja, Hykmete Bajram.
