Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Deputetja, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres, Albulena Haxhiu, pas publikimit të një videoje cinike drejtuar opozitës

Nënkryetarja e LDK-së dhe deputetja Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas një video që kjo e fundit ka publikuar në përpjekje për të thumbuar opozitën kosovare për mos unitet rreth shkuarjes në zgjedhje. zonja Hykmete Bajrami ka thënë se kjo video vjen pasi dështoi përpjekja e Kurtit për të instrumentalizuar opozitën dhe shton se Haxhiu si ministre e skandaleve me djegien e IML, ministre e dështimit të Vetingut ka nisur përsëri fushatën me video kundër opozitës. Bajrami ka listuar një numër të madh çështjesh për të cilat thotë se Qeveria Kurti ka dështuar.“Pranoni që keni dështuar sepse tashmë kjo është fakt. Dorëhiquni!”

Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Instititutit të Mjekësisë Ligjore, minstrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës. Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar.

Prodhimi i videove nuk ju largon premtimet që keni dhënë dhe dështimet që keni shënuar. Që keni dështuar prej ndërtimit të çerdheve e deri te mashtrimet për përfundimet e projekteve nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.

Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës.

Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtru se nuk bisedoni me Vucicin pa kërku falje Serbia.

Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkru 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion.

Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore.

Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj.

Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranu Zajednicën.

Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit.

Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni dështuar të sjellni njohje të Shtetit të Kosovës. Zero njohje për tri vjet e gjysëm.

Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë.

Pranoni që keni dështuar sepse tashmë kjo është fakt.

Dorëhiquni!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …