Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi, ka akuzuar Ministrinë e Financave që buxhetin e planifikuar me Ligj për këtë vit e ka 3.2 miliardë euro, por sot e kësaj dite i mbanë të bllokuara 37.5 milionë euro, mjete vetanake të komunave. Deputetja, Hykmete Bajrami ka theksuar me këtë rast se si pasojë e këtij veprimi, janë qindra projekte kapitale që komunat as nuk mund t’i iniciojnë, sepse ministri i financave, Hekuran Murati, nuk po e lejon Thesarin të alokojë mjeteve financiare, ai është fajtor për këtë shpërfillje të buxhetit të komunave.
